Flash News

KRYESORE

Devijim dhe ulje urgjente, ç'ndodhi me avionin e linjës  Bolonja-Tiranë

Ditën e djeshme avioni i  “Blue Panorama” i nisur nga Bolonja me destinacion Tiranën devijoi dhe u ul urgjentisht për shkak të një situate alarmante lidhur me gjendjen shëndetësore të një pasagjeri në bord. Lajmin e bëri me dije vetë Aeroporti “Nënë Tereza. Në njoftimin e TIR, thuhej se avioni nisur nga Bolonja që duhet të mbërrinte në Tiranë, ka devijuar rrugës. Mediat italiane japin detaje për ngjajen e djeshme. Ulja e emergjencës dje në Pescara u bë pasi një pasagjer 77- vjeçar u ndje keq.

Ashtu si e parashikonte protokolli për raste të tilla, u ndez alarmi dhe u njoftuar ulja emergjente e avionit. Në pistë avionin e priste një ambulance ku mjekët i dhanë ndihmën e para pasagjerit para se të bënin transferimin e tij në spital. Ata folën për dyshime lidhur me një infarkt, por pa dhënë shumë detaje.

Të fundit