Flash News

KRYESORE

Devijohet lumi për të gjetur trupin e të riut që ra tek “Shpella e Pëllumbasit”

Devijohet lumi për të gjetur trupin e të riut që ra tek

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xhorxho Seferi.

Polumbarët e Renea-s vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit, që dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në lumin Erzen, në vendin e quajtur Shpella e Pëllumbasit.

Gjatë ditës së sotme, mësohet se është devijuar një pjesë e lumit me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Krahas kërkimeve nga polumbarët e Reneas, një grup punonjësish police të Stacionit të Polcisë Farkë, kanë vijuar krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët, por deri tani pa rezultat.

Të fundit