Flash News

KRYESORE

Devijoi projektin e Lungomares, procedim penal për firmën e ndërtimit

Devijoi projektin e Lungomares, procedim penal për firmën e

Ka nisur procedimi penal ndaj një firme ndërtimi në Lungomare. Mësohet se firma ka devijuar projektin, duke krijuar degëzime dhe hyrje-dalje të disa objekteve.

Mësohet se devijimet e projektin bien ndesh me Kodin Rrugor. Firma do të ndiqet penalish për devijimin e bërë nga autoritetet përkatëse.

Gjithashtu një tjetër rast është konstatuar në fshatin Hoshtimë- Treblovë, Vlorë për Shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe shkatërim prone prej katër shtetasve të tjerë, konkretisht: P.Sh., 49 vjeç dhe Z.SH., 46 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, (vëllezër). V.B., 45 vjeç, banues në Peshkëpi, Vlorë, F.B., 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Ndaj shtetasve të mësipërm ka filluar procedimi penal pasi nga të dhënat e marra dhe nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Hoshtimë/Treblovë, kanë hapur një karrierë që shfrytëzohet për nxjerrje të rërës bituminoze, për të cilën nuk kanë leje shfrytëzimi, duke nxjerrë sasira të konsiderueshme të kësaj lënde minerale, që sipas legjislacionit mund të shfrytëzohet vetëm pasi të jenë pajisur me leje përkatëse. Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Vlorë për të dyja rastet e mësipërme për veprën penale ”Shpërdorimit të detyrës”, ”Ndërtim i paligjshëm” dhe ”Shkatërrim prone”, parashikuar nga nenet 248, 199/a dhe 150 të Kodit Penal.

Të fundit