Flash News

KRYESORE

Dezertimi i katër ushtarakëve, reagon ministria e Mbrojtjes

Dezertimi i katër ushtarakëve, reagon ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me moskthimin në Shqipëri të katër ushtarakëve të cilët ishin në Angli në një mision trajnimi.

Në reagimin e saj, ministria thotë se katër ushtarakët që nuk janë kthyer janë kallëzuar për dezertim në Prokurori

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese.

Të fundit