Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pano Soko
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë popullsia shqiptare është shtuar me vetëm 769 vetë në rang Republike, ose rreth 70% më pak nga një vit më parë.
Fenomeni i dezertifikimit njerëzor (nuk po e quaj "shpopullim", sepse ka peshë të rëndë për veshët e mi) është rreziku më i madh për ekzistencën e këtij shteti. Si ndryshku për kolonat prej hekuri, që dalëngadalë i gërryen deri sa ato rrëzohen, kështu edhe shpopullimi gërryen kolonat e një vendi derisa ky i fundit bie. Dhe ndër shumë të këqija, ajo që ka pasoja vdekjeprurëse është efekti acid qe ky fenomen ka te skema e fondeve speciale (sig. shoqërore, shëndetësore). Nëse prirja e deritanishme vazhdon, shumë shpejt defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të rritet aq shumë sa, teorikisht, i bie që do të gllabërojë gjithë buxhetin e shtetit. Kjo sepse mënyra si funksionon skema është e tillë që brezi aktual që punon, paguan sigurime shoqërore dhe me ato kontribute paguhen pensionet e brezit të pensionistëve dhe nevojat për shërbimet shëndetësore. Sot qe flasim, shteti mbledh rreth 880 milionë USD nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe paguan 1.7 miliardë USD për skemën e pensioneve dhe atë shëndetësore. Pra, skema që sot ka një defiçit prej 820 milionë USD. Këto lekë që i mungojnë, sot shteti i merr nga taksat e tjera që ne paguajmë.
Në një skenar të pritshëm, sipas trendit aktual, do të vijë një moment ku kontributorët do të ulen shumë, ndërkohë që pensionistët do të jenë rritur. Dhe kjo për dy arsye, rënia e shtimit natyror përmes lindjeve dhe emigracioni që sa vjen e rritet (duke pasur parasysh që sot po emigrojnë të rinj, profesionistë, forca aktive qe do të duhej të kontribuonin në skemë për 20-30-40 vitet e ardhshme.) Kjo do të çojë skemën në dështim dhe buxhetin e shtetit në kolaps, sepse këta njerëz që i mungojnë vendit, nuk i mungojnë vetëm tek kontributet shoqërore, por edhe tek pjesa tjetër e të ardhurave buxhetore, si taksat, tatimet etj., pjesa me të cilën shteti sot mbulon lekët që i mungojnë te skema e sigurimeve. Sepse këta do t'i mungojnë konsumit duke bërë që konsumi të bjerë dhe bashkë me të dhe të ardhurat nga taksat që lidhen me të (TVSH, Akcizë, taksë doganore), këta nuk do derdhin tatim mbi të ardhurat, këta nuk do derdhin tatim në burim etj.. E duke menduar që atëherë borxhi i qeverisë do jetë kthyer në hall, shpenzimet do të jenë rritur, të ardhurat do jenë në hall të madh, skema e rënduar e pensioneve do të kthehet në mbipeshë për supet e brishta të shtetit. Pra, jo vetëm që skema do bjerë, por edhe buxheti, i cili deri më sot ka kompensuar humbjet e skemës, nuk do ta bëjë dot më, sepse do të ketë hallet e veta.
Dhe ky do të jetë kolapsi. Natyrisht nuk do të vijë bum, si një bombë që shpërthen, menjëherë dhe e fortë. Do të jetë si ndryshku, do ta hajë avash avash, butë butë, vit pas viti pak mē shumë, deri sa ta rrëzojë komplet.
Nëse nuk kthejmë në shina hemoragjinë e njerëzve dhe rritjen anemike (në mos uljen e popullsisë) ky nuk do të jetë thjesht një skenar teorik për leksione ekonomie. Do të jetë Greqia 2.0
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38