Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen si ministër, Kammenos: Të mos negociohet për Marrëveshjen e Prespës

Dha dorëheqjen si ministër, Kammenos: Të mos negociohet për

Ish ministri i Jashtëm grek, Panos Kammenos bën thirrje deri tek kryetari i Demokracisë së Re, për ta pranuar kushtin e tij që të mos ekzistojë asnjë zgjidhje me termin “Maqedoni”, të mos shitet emri “Maqedoni” dhe të mos negociohet për marrëveshje si ajo e Prespës, dhe në këtë rast, Kamenos së bashku me Micotakis do të nënshkruajë iniciativën për votimin e besimit të qeverisë, që të rrëzohet kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme ta shpëtojë emrin Maqedoni.

“Mund ta bllokojmë tani. Që sonte, Kirijakos Micotakis, si lider i Demokracisë së Re le të marrë përgjegjësi dhe unë i premtoj se nesër në mëngjes në Parlament do të nënshkruhet iniciativa për votimin e mosbesimit”, porositi Kammenos.

Kammenos i quajti tradhtarë dy deputetët e Grekëve të Pavarur të cilët mbetën në pozitat e tyre ministrore dhe vendosën ta mbështesin qeverinë.

Të fundit