Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen si zv.ministër, Taulant Muka bëhet pjesë e një tjetër nisme

Dha dorëheqjen si zv.ministër, Taulant Muka bëhet pjesë e

Taulant Muka bëhet pjesë e një tjetër nisme, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thekson se ka vendosur të bëhet pjesë e protestës së studentëve që do të mbahet nesër te korpusi universitar. Kjo protestë do të zhvillohet për të kërkuar një arsim më cilësor.

“Kam vendosur ti bashkohem protestës së studentëve që do të mbahet nesër, ora 10:30 te korpusi universitar për të kërkuar një arsim cilësor! Unë takimet me studentët nuk munda ti bëja si zëvendësministër siç deklarova në datën 11 Nëntor, por do e bëj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi! Rinia shqiptare ka shume potenciale, dhe meriton më shumë! Vetëm kur rinia dhe shoqëria shqiptare të kërkojë ndryshimin cilësor në arsim, mund ti kthejmë dinjitetin universiteteve, japim zë intelektualit të vërtetë, zhvillojmë ekonominë dhe sigurinë sociale, dhe ruajmë identitetin tonë kombëtar! Mos qëndro indiferent, Bashkohu dhe ti!”, u shpreh Muka.

Kujtojmë se si shkak për largimin e tij nga posti i zv.ministrit është fakti se e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla.

Të fundit