Flash News

KRYESORE

I dha fund jetës pas zënkës me të fejuarin, flasin prindërit e 20 vjeçares: E dinim që kishin debate

I dha fund jetës pas zënkës me të fejuarin, flasin

Ditën e djeshme Renisa Veizi i dha fund jetës pas zenkës me të fejuarin e saj. 20 vjeçarja nga Korça mësohet të ketë patur konflikte të shumta me të fejuarin.

Të pyetur nga “Panorama”, prindërit e 20 vjeçares kanë treguar se e bija debatoi keq nëpërmjet celularit me të fejuarin dhe më pas ajo u mbyll në dhomë ku konsumoi dhe 8 tableta fotoksinë.

Prindërit e kanë gjetur në kushte të rënda në dhomën e saj dhe, pavarësisht se e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ajo ndërroi jetë pas 30 minutash.

"Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj. Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive. Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, janë shprehur prindërit mes dhimbjes.

Të fundit