Flash News

KRYESORE

"Dha topa për 3-4 gola", Ozil fiton terren tek Arsenali

"Dha topa për 3-4 gola", Ozil fiton terren tek Arsenali

Ndryshe nga Unai Emery, trajneri i ri i Arsenalit, Arteta, e vlerëson shumë mesfushorin gjerman Mesut Ozil. Ai e pozicionoi si trekuartist në formacionin e titullarëve sot ish-kampionin e botës.

Gjërat nuk shkuan mirë për Arsenalin, sepse londinezët barazuan 1-1 me Bournemouth-in, por Arteta ka vetëm fjalë të mira për mesfushorin më të paguar të skuadrës.

“Ndeshja më pëlqeu. Doja që të trasmetoja te futbollistët gjithë atë energji që kam. Mund të kishim fituar, por nuk qe e shkruar të ndodhte. Nuk ishim efikasë sa duhet. Ozil? Luajti shumë mirë, punoi fort", deklaroi tekniku pas ndeshjes.

Ai shtoi se "Arsenali mund të kishte shënuar 3-4 gola me topat që Ozil shërbeu gjatë lojës"

Të fundit