Flash News

KRYESORE

“Dhe dita zë fill”- Filmi shqiptar kandidat për Oscar

“Dhe dita zë fill”- Filmi shqiptar kandidat për Oscar

“Dhe dita zë fill”, filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçit do të jetë kandidatura zyrtare e Shqipërisë për çmimet 'Oscar', në kategorinë si “Filmi më i mirë i huaj”.

Prodhim i Artalb-Film dhe Graal Films, bashkëpunim shqiptaro-grek dhe financim i Qendrës Greke të Filmit, Euroimages, Ministrisë së Kulturës, Graal Films,etj, filmi është fitues i çmimit “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagoniste, Ornela Kapetani.

Mbijetesa e një nëne të re në Tiranën e ditëve të sotme, për t’i siguruar ekzistencën foshnjes së saj, bën subjektin e këtij filmi, i cili fokusohet në dramën psikologjike të personazhit.

I urojme fat regjisorit Gentian Koçi dhe Shqipërise në këte ngjarje të madhe botërore te kinemtografisë.

Të fundit