Flash News

KRYESORE

Dhëndri i Berishës nis një ‘punë serioze’ te Kepi i Rodonit

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi duket se është më i lirshëm, pasi ndryshimeve në statusin e PD dhe  Kryesisë.

Jamarbër Malltezi, bashkë me një grup miqsh kanë kaluar pak kohë në Kepin e Rodoni dhe kanë ndërmarrë nismën për pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet urbane, por pavarësisht ‘punës serioze’ , për fat të keq, sipas Malltezit pa ndonjë rezultat konkret.

Ai bën fajtor kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, pasi pavarësisht se mbetjet u grumbulluan në Manzë, sërish u lanë në përrua, rrjedha e të cilës i risolli në det.

“Pastrim ne Kepin e Rodonit. Lodhje dhe pune serioze por per fat te keq pa ndonje rezultat (vec ndergjegjezimit) pasi mbetjet qe ia sollem dhe grupuam ne Manze, Gjushi prape i la ne buze te nje perroi dhe prape perfunduan ne bregdet”, shkruan Malltezi, ndërsa poston edhe disa foto nga nisma për pastrimin e vijës bregdetare.

 

 

 

 

Të fundit