Flash News

KRYESORE

Dhërmiu me shëtitore të re këtë sezon turistik, punimet përfundojnë në qershor

Pushuesit vendas e të huaj që do të zgjedhin Dhërmiun këtë sezon turistik, do të gjejnë të përfunduar shëtitoren në këtë fshat me një bukuri madhështore, të  bregdetit jonian.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “me një investim të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB) dhe të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kjo shëtitore do të përfundojë para muajit qershor të këtij viti, në mënyrë që të vihet në dispozicion të pushuesve”.

Sipas tij, ky investim së bashku me projektin për kthimin si fshatra historikë të Dhërmiut dhe Vunoit, si dhe shëtitoren e Jalës, kap shifrën e rreth 7-8 milionë euro.

Goro tha se, kjo shëtitore do ta transformojë plazhin e Dhërmiut në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.

Shëtitorja do të jetë akoma më shumë atraktive për turistët e huaj, që ende se kanë eksploruar Shqipërinë.

***

Gërmimet arkeologjike në Shqipëri vazhdojnë të kenë një impakt dhe interes të madh për vizitorët vendas e sidomos për ata të huaj. Këto gërmime tregojnë histori dhe vlera, ndoshta disa dhe të panjohura për historinë e vendit tonë.

Turistët e huaj dhe ekspeditat që vizitojnë këto site arkeologjike shprehin gjithnjë e më shumë interes për to e së shpejti, do të përgatitet një film dokumentar, nga radiotelevizioni zviceran RTS, mbi gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Orikumit dhe punën tashmë disavjeçare të projektit arkeologjik shqiptaro-zviceran në këtë sit të jashtëzakonshëm.

Ky film dokumentar do të ketë një impakt të rëndësishëm për promovimin e Parkut Arkeologjik të Orikumit dhe pasurive kulturore të zonës, në botën frankofone.

Qyteti antik i Orikumit shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Limani).

Të fundit