Flash News

KRYESORE

Dhimbja e kokës, ndoshta është migrenë

Dhimbja e kokës, ndoshta është migrenë

Migrena është një problem neurologjik që karakterizohet nga dhimbja kronike dhe intense e kokës për orë ose ditë të tëra. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdolloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon.

Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës.

Ende nuk ka një kurë që ta shërojë si sëmundje, mjekimi ka si qëllim të reduktojë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.

Mos humbisni: Dhimbja e kokës nga tensioni dhe sytë, trajtimi

Është ndoshta dhimbja më e shpeshtë e kokës në fëmijë, veçanërisht në moshën shkollore. Mund të përkufizohet si dhimbje me kriza të përsëritura, zakonisht 1­2 orëshe, të ndërthurura me periudha pushimi. Krizat paraprihen në një përqindje nga aura motore ose sensore. Migrena pa aura është më e shpeshtë në fëmijë

Të fundit