Flash News

KRYESORE

Dhimbjet e qafës, pse shkaktohen dhe si mund t’i eliminojmë

Dhimbjet e qafës, pse shkaktohen dhe si mund t’i eliminojmë

Qafa është organi i cili përveçse  mbanë kokën e cila mund të peshojë nga 4 deri në 5 kg, vazhdimisht lëviz pas çdo reagimi që kemi, gjë që mund të ndikojë në lodhjen e qafës si dhe dhimbjen e saj.

Mirëpo ka edhe disa faktorë të tjerë pse qafa juaj mund të dhembë.

Spondiloza është njëra ndër arsyet.

Zakonisht kjo sëmundje vjen pas kalimit të një moshe të caktuar, zakonisht 40 vjeç, kur edhe palca kurrizore fillon të dëmtohet e të zbutet disku spinor.

Spondiloza përveçse në qafë mund të shkaktojë edhe dhimbje koke dhe ngurtësim të muskujve.

Këtë sëmundje e ndihmojnë të zhvillohet disa lëndime nga jashtë, depresioni, ankthi, stresi si dhe pirja e duhanit.

Për t’u shëruar, spondiloza duhet të trajtohet nga një doktor përkatës ose në kushte shtëpie përmes masazhimit të zonës ku ka dhimbje.

Tensioni i lartë është një faktor tjetër, i cili bën që koka juaj të dhembë, e nga kjo njëkohësisht vjen edhe dhimbja e muskujve të qafës

Përveç këtyre kemi edhe meningjitin si një ndër arsyet më të rrezikshme si pasojë e së cilit dhemb edhe qafa. Meningjiti, nga i cili mund të shkatërrohen qeliza nervore bën që qafa juaj të mos e ketë lëvizshmërinë e duhur si dhe mund të mos reagojë sipas vullnetit për të lëvizur pasi as truri nuk e përçon mesazhin shpejtë.

Zakonisht dhimbjet e qafës mund të shërohen vetvetiu në shtëpi, mirëpo kur ato bëhen të padurueshme, duhet të merrni parasysh edhe një vizitë tek mjeku nëse doni që kjo të mos ju kthehet në një sëmundje të rëndë.

Të fundit