Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Dhimitri: Krimi në vend më i fuqishëm se kurrë, kontrollon vetingun
Deputetja e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri, deklaroi në parlament se krimi në vend është më i fuqishëm se kurrë dhe se kontrollon organet e vetingut. Ajo shtoi se drejtueset e organeve te hetimit janë vënë në shërbim te krimit, ne tryeza te përbashkëta me qeveritaret sot.
“Publiku, mediet e me radhë të gjithë presin nga Prokuroria e Përgjithshme goditje dhe arrestime të bujshme të peshqve të mëdhenj, siç ka thënë ish-ambasadori amerikan, dhe të jeni të bindur se, pavarësisht këtyre goditjeve për vjedhje falsifikime, drogë me 30 gramë, bosët e drogës janë jashtë, bosët e krimit janë në qeveri, janë ish-qeveritarë dhe ministra, janë në parlamentin e Shqipërisë, janë drejtues institucionesh, drejtues të vendit dhe të lidhur me bosët e tjerë jashtë, që e kanë çuar vendin në këtë gjendje. Ky është një realitet i dhimbshëm, prandaj edhe puna e institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme është në përputhje me situatën e funksionimit të shtetit.”, tha Dhimitri.
Ajo pyeti për një sërë dosjesh, që sipas deputetes deri më tani nuk janë zbardhur, duke nisur nga “vrasja e Artan Santos”, dosjet e përgjimit, dhe shtoi se verën një llok parazitizmi te prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
Dhimitri akuzoi Prokurore e Pergjithshme të Perkohshme për nepotizëm.
“Njerez te aferm, shoqe, miq te tu te cilet gjenden ne kete salle dhe te emeruan ty ne menyre te paligjshme ne ate post, do vazhdoni tu beni akoma ndere duke shkelur haptazi e mosrespektuar kriteret e ligjit, duke i bere oficere te policise gjyqesore ?
Më fund ajo shtoi se gjendja në vend është mjaft e vështirë.
“Krimi ne Shqiperi me i fuqishem se kurre sot, kontrollon organet e hetimit, si dhe drejtueset e organeve te hetimit jane vene ne sherbim te krimit, ne tryeza te perbashketa me qeveritaret sot.”