Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dhjetë objektet “më të shquara” të politikës për vitin 2017
Çdo vit, në politikën shqiptare ka pasur sende seriozo-qesharake, që janë stërkomentuar nga publiku, ose janë bërë simbole të poseduesve apo përdoruesve të tyre. Për vitin 2016, në konkurencën e fortë mes “çantës së zezë të Baba Takut” dhe ‘brekëve me vrimë të Shukriut”, këto të fundit u kosideruan si më të rëndësishmet e vitit.
Këtë vit janë shumë të tilla, por dhjetë prej tyre kanë tërhequr më shumë vëmendjen e mediave tradicionale dhe atyre sociale.
Më poshtë janë:
Palltoja e Erion Braçes – Objekti në fjalë, i firmës Zara, u shfaq në publik, mbi trupin e deputetit Erion Braçe, gjatë ceremonisë mortore të poetit Dritëro Agolli. Nga komentuesit dashamirës dhe dashakeqës, palltoja blu me kuadrate të mëdha e viza të kuqe, u quajt e papërshtatshme për tu mbajtur në funerale. Por më e rëndë ishte dëshmia e një 'mediumi', që kishte dëgjuar poetin të thoshte me vete vargjet: Jam i vdekur i pakallur/ S’mund të flas prandaj po hesht/ Gjithë qajnë të përmallur/ Po ç’është veshur kështu ky plesht?!
Atletet e Ramës- Kryeministri Rama, i njohur për garderobën e pazakontë, bëri të krruajnë kokën të gjithë shefat e protokollit të kancelarive europiane, gjatë vizitave të tij zyrtare, ku paraqitej me kostum dhe atlete të bardha. Komentet kishin qënë gjithfarëshe, që nga shpirti artisto-rebel i politikanit Rama dhe deri në thashetheme rreth problemeve të vjetra të higjenës personale të përhapura nga kundërshtarët e tij politikë. Vetë kryeministri ishte lumturuar nga befasimi i të tjerëve dhe pat parashikuar, që atletet e bardha do ishin trendi më ri në takimet zyrtare shtetërore. Menjëherë pati një reagim të fortë nga IAR (Asociacioni Internacional i Reperëve), që kanë eskluzivitetin e veshjes së atleteve të bardha me kostum.
Radarët e Mimit – Mimi Kodheli është e para grua shqiptare, të cilës i është besuar mbrojtja e vendit. Do ishte thuajse një Shote Galica, po qe se do i kishin funksionuar mirë radarët. Edhe pse Mimi kishte deklaruar që “Qeveria e zë lepurin me radar”, radarët e Durrësit nuk zinin dot skafet me kanabis, që niseshin drejt Italisë. Dhe nuk ishin skafe të sofistikuar me sistem anti-radar, por vetëm skafe të thjeshtë të kushërinjve të dhjetë të ministrit Tahiri. Duke qënë pjesë e familjes socialiste detyrimisht edhe kushërinj të njëmbëdhjetë të Mimit.
Palmat e Lali Erit- Gjatë vitit 2017, palmat e mbjella përgjatë autostradës, shkaktuan po aq probleme në Tiranë sa shkaktoi edhe ideatori i tyre, Veliaj. Të ideuara si tërheqje për investitorët e huaj, që në rrugën nga Rinasi në zyrat kryesore të kryeqytetit, të krijonin bindje se ishin në një “Republikë Bananesh” dhe një bakshish i majmë do ishte i mjaftueshëm për të pasur lehtësi në biznes, palmat duket se “u ndjenë të përdorura” dhe ose u thanë, ose bllokuan kanalet e shkarkimit të ujrave përgjatë autostradës. Në shenjë proteste, gjatë përmbytjes së Nëntorit, Lali Eri refuzoi të mbante mbi krye një gjethe palme, por eci duke u qullur nëpër shi dhe në dhjetor filloi shkuljen e tyre.
Qebaptorja e Kumbaros në Butrint- E konceptuar si një pikë çlodhjeje dhe informacioni për vizitorët e Butrintit, objekti i shumëpërfolur gjatë vjeshtës, ishte menduar të ndërtohej vetëm me materiale të lehta dhe beton poshtë. Kundërshtimet e arkeologëve arritën deri në zyrat e UNESKO-s, të cilat konfirmuan se Kumbaro kishte vepruar në kokë të saj për të mirën e Butrintit, Shqipërisë dhe Rajonit. “Gojët e liga” folën edhe për një komercializim të plotë të Butrintit, ku do kryhen kundrejt pagesës pagëzime në Baptisterin e famshëm, dasma dhe shfaqje me muzikë tallava në teatrin antik. Të gjitha këto e bëjnë të domosdoshme ngritjen e qebaptores dhe më vonë të një furre buke. Mbiemri Furrxhiu i ministres lidhet krejt rastësisht me furrën.
Veliera e Vangjush Dakos- E projektuar nga arkitekti italian Casamonte, çuditërisht objekti prej betoni, që po ndërtohet në Durrës pranë zonës arkeologjike, mori emrin “Veliera e Gjushit” jo vetëm se Gjushi është kryetar i Bashkisë, por edhe se është sinonimi i betonit në Durrës. Në renderimet e projektit objekti të kujton “çadrat e improvizuara” të viteve ’60 në Plazhin e Currilave, kur një çarçaf lidhej mbi katër kallama dhe krijonte hije për një familje të zhuritur nga dielli dhe Diktatura. Casamonte nuk ka si të ketë pasur njohuri për to, sepse nuk ekzistojnë foto ose skica të tyre. Gjushi ka menduar gjithashtu, që pastrimi i Velierës të bëhet nga puna vullnetare e të burgosurve, që do lirohen para kohe sipas rekomandimeve dashamirëse të Bashkisë së Durrësit
Patentat e Saimir Tahirit – Midis shumë objekteve, që lidhen me ish- ministrin Tahiri duke filluar me Audin e tij të zi, syzet e kushtueshme, përgjuesit në zyrë dhe gjerdhanit me diamante, “shkëlqejnë“ patentat e lundrimit, që i dhanë atij nofkën Lundërtari i Madh. Patentat u gjendën në një makinë biznesmeni pranë afro 1 milion dollarësh, por më e habitshmja se ndodhja në makinën e tjetrit apo edhe shuma e madhe e parave, ishte fakti, që Tahiri ishte i aftë të timononte një anije 10 tonshe. Sipas Berishës, Saje Qorri kishte në plan të arratisej në Kubë me një anije 10 tonshe, në kuvertën e së cilës do ishte e gjithë “policija që duam”.
Çizmja e Monikës – Sendi në fjalë është tashmë jashtë Shqipërisë, pasi i është shitur në E-Bay një industrialisti kinez, për një shumë të mbajtur sekret. Flitet, që shuma tejkalon të gjithë pasurinë e vënë me djersën e ballit nga çifti Kryemadhi-Meta, gjatë 20 viteve të fundit. Cizmja u bë e famshme në një séancë të zgjedhjes së Kryeprokurores, kur për të mbrojtur Kushtetutën nga shkelja me atlete e Ramës, Monika nxorri çizmen dhe e hodhi me gjithë forcën drejt kryeministrit. Ai e pa me përbuzje dhe frikë se nuk mban çizme. Për këtë gjest trimëror, gazetari i njohur Frrok Cupi ishte në mëdyshje nëse duhet ta quante Kryemadhin në një shkrim të tij “Monika me çizme” apo “Zhan D’Ark”. Për shkak të tingëllimit të ngjashëm me librin e njohur “Maçoku me çizme”, gazetari zgjodhi përcaktimin e dytë. Në fund të fundit edhe heroina franceze mbante çizme gjatë luftimeve..
Brekushet e Ramës – Të gjitha periudhat e vështira të këtij viti Rama i ka përballuar duke veshur brekushe. Ende kryeministri nuk ka dhënë një spjegim të plotë psikologjik, se cilat janë arsyet, që gjatë krizave ai ju kthehet brekusheve të dashura. Ato mbase e bëjnë të ndjehet diçka ndërmjet ideve moderne të Yamomoto-s dhe humorit shpotitës të Daj Cenit nga Priska, por opinioni i gjerë shqiptar ende nuk ka arritur ta kuptojë. Ka zëra se ato e bëjnë të ndjehet “i dhjerë, por krenar” e megjithatë mendimi i përgjithshëm, është që me to duket më shumë “i dhjerë“ dhe shumë pak krenar. E megjithatë, des gustibus e coloribus disputandum non est e ka thënë latini, pa menduar thellë se në botë do dilnin çdo lloj marrokësh, që do fshiheshin pas kësaj shprehjeje.
Çadra e Bashës- Për shkak të simbolikës, shkrimeve të shkruara, polemikave brenda dhe jashtë saj, Çadra e Lulzim Bashës i kalon të gjithë sendet e politikës shqiptare nga dramaticiteti dhe njëkohësisht nga teatraliteti. E quajtur “parlament”, “simbol lirie”, “embrioni i Republikës së Re”, çadra e Bashës ndenji për 3 muaj me rradhë përballë kryeministrisë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, por jo jetën politike të vendit. Ishte një dukuri e re, se në çadrat e mëparshme, të ngritura në të njëjtin vend hahej fshehurazi, kurse në të, njerëzit hanin sa mundnin. Çadra ndau intelektualët shqiptarë në “çadristë“ dhe në “joçadristë“. Kur nuk u përfshinë në listat për deputetë, shumica e “çadristëve” u kthyen në “joçadristë“. Edhe pse i përfshirë totalisht në jetën çadreske, ideatori i saj, Lul Basha nuk mori asnjë ditë pamje prej nomadi, por ishte gjithnjë i rruar dhe i pastruar, me kostum dhe flokët me xhel. Për çadrën, botuesi Fahri Balliu arriti bile edhe të sigurojë të drejtën për modifikimin e vargjeve të Kadaresë dhe shkrojti:
O çadër tiranase/ O mure me celofan/ Celofan që përdoret në riciklim/ Pragu yt ndante kohrat/ Në atë prag ata hynin/ Jashtë natë ishte gjithnjë/ Ndaj dhe shqiptarët flinin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38