Flash News

KRYESORE

Dhjetë shtete të BE kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Dhjetë shtete të BE kundër liberalizimit të vizave për

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një takimi me Presidentin Hashim Thaçi është shprehur se disa shtete të Bashkimit Europian janë kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Pritjet e BE-së, janë në fushën për sundimin e ligjit. Prioritetet kryesore janë edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Edhe për ushtrinë kosovare jemi skeptike dhe duhet të ketë dialog, ne presim që në rajon të ketë stabilitet në rajon dhe jo destabilizim në rajon. Për shkëmbimin e territoreve qeveria e Austrisë pajtohet me secilin marrëveshje që është nga Kosova e Serbia”, tha ai, përcjell albinfo.ch.

Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pohoi se Kosova po punon në rrugën e saj për NATO dhe BE. “Austria e ka rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, tha ai. Sipas tij vizita e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, do të jetë impuls për zhvillimin e rajonit.

Deri tani, llogariten 10 shtete të BE kundër këtij procesi, ndonëse emrat e tyre nuk dihen. Po ashtu, në media është përfolur se liberalizimi mund të shtyhen për në vitin 2020.

Të fundit