Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mitingje rivale u mbajtën në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë të dielën, një javë pas zgjedhjeve të diskutueshme që i dhanë drejtuesit të gjatë Aleksandër Lukashenko një mandat tjetër në detyrë.
Dhjetëra mijëra protestues që vunë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit u mblodhën në "Marshimin për Liri", të thirrur nga kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya.
Ndërkohë, mijëra vetë u mblodhën në mbështetje të Lukashenkos, i cili tha të dielën se nuk do të zhvillojë zgjedhje të reja.
Duke iu drejtuar njerëzve, Lukashenko mohoi akuzat për manipulimin e zgjedhjeve dhe fajësoi ndërhyrjen e huaj për ditët e trazirave, duke pretenduar se NATO-ja ishte duke grumbulluar armë rreth 24 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë.
Bjellorusët kanë protestuar në kryeqytetin Minsk dhe qytete të tjera që kur zyrtarët e zgjedhjeve shpallën Lukashenkon, që ka 26 vjet, në pushtet, fituesin e zgjedhjeve të 9 gushtit, me mbi 80% të votave kundër kandidates kryesore të opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, me rreth 9.9%.
Ambasadori i Bjellorusisë në Sllovaki Igor Leshchenya shprehu mbështetjen e tij për protestuesit në një video pa datë të botuar të shtunën nga media bjelloruse Nasha Niva.
"Solidarizohem me ata që dolën në rrugët e qyteteve bjelloruse në marshime paqësore në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohej," thotë zoti Leshchenya në video. "Bjellorusët e kanë arritur këtë të drejtë përmes vuajtjeve."
Mijëra vetë dolën në rrugët e Minskut përsëri të shtunën, duke iu përgjigjur thirrjes së zonjës Tsikhanouskaya për t'u mbledhur gjatë fundjavës dhe për të vazhduar një lëvizje që përbën sfidën më të madhe ndaj kontrollit të Lukashenkos që ka qënë në pushtet për 26 vjet, që nga viti 1994.
Protestuesit gjithashtu marshuan në qendrën e televizionit shtetëror bjellorus, duke kritikuar transmetimet që sipas tyre janë të njëanshme në favor të Lukashenkos dhe që japin një imazh jo të drejtë të protestave.
Rreth 100 anëtarë të stafit dolën dhe u bashkuan në protestë, duke thënë se kanë planifikuar të fillojnë një grevë të hënën.
Përballë sfidës më të madhe të sundimit të tij nën presionin për të dhënë dorëheqjen, Lukashenko bëri thirrje për ndihmë nga Moska në një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, duke e përshkruar situatën si "një kërcënim jo vetëm për Bjellorusinë".
Lukashenko u tha shefave ushtarakë më vonë gjatë ditës se Putini kishte ofruar "ndihmë gjithëpërfshirëse" për "të garantuar sigurinë në Bjellorusi".
Kremlini tha në një deklaratë se të dy presidentët ranë dakord se "problemet" në Bjellorusi do të "zgjidhen shpejt" dhe lidhjet e vendeve do të forcohen.
NATO-JA HEDH POSHTË AKUZAT
NATO-ja hodhi poshtë të dielën akuzat e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po përforconte forcat ushtarake afër kufirit perëndimor të vendit, por tha se po e vëzhgon nga afër situatën në vend.
Presidenti Lukashenko ishte shprehur më parë se tanket dhe avionët e NATO-s janë vendosur 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë.
Një zëdhënëse e NATO-s tha në një deklaratë: "Nuk ka shtim të forcave të NATO-s në rajon. Prania shumëkombëshe e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës nuk është kërcënim për asnjë vend. Ajo është rreptësisht mbrojtëse, proporcionale dhe me synimin për të parandaluar konfliktin e për të ruajtur paqen.”
Zëdhënësja i bëri thirrje Bjellorusisë të respektojë liritë themelore, përfshirë të drejtën për protesta paqësore.
Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia janë anëtare të NATO-s. Aleanca dërgoi katër grupe luftarake në këto vende si dhe në Estoni për të parandaluar inkursionet e mundshme ruse, pas aneksimit nga Moska të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Numri i trupave në këto grupe të gatshme luftarake, të udhëhequra nga Britania, Kanadaja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, është rreth 5,000.
Të shtunën, Polonia nënshkroi një pakt mbrojtjeje të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në bazën të të cilit Shtetet e Bashkuara do të shtojnë numrin e trupave në Poloni.
Marrëveshja përfshin trajnimin e forcave polake në aspektin e zbulimit dhe komandës, dhe një rritje të mundshme të shpejtë në praninë e atjeshme ushtarake të SHBA me deri në 20 mijë trupa, në rast të shtimit të kërcënimit.
Rusia ka thënë se nuk ka synime për të sulmuar NATO-n dhe e akuzon aleancën për destabilizim të Evropës./voa
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

