Flash News

KRYESORE

Dhoma Britanike ofron 1500 stërlina për familjet e përmbytura

Dhoma Britanike ofron 1500 stërlina për familjet e përmbytura

Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtise dhe Industrisë po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në shumë rrethet e vendit si pasojë e përmbytjeve. Dhoma Britanike ofron 1500 stërlina për familjet e përmbytura dhe kanisur fushatë sensibilizuese për mbledhje ndihmash.  Ajo ka vendosur të kontribuojë direkt tek ata që janë prekur me rëndë, shumën fillestare prej1500 Sterlinash.

Kjo Dhome u apelonte gjithë anëtarëve, partnerevë dhe bashkëpunëtorëve të vet, për të kontribuar në këto ditë vërtetë të vështira për qindra fëmijë, të moshuar dhe familjë në nevojë.   Të njëjtin apel Dhoma  Shqiptare Britanike ua drejtonte gjithë bashkëatdhetarëve tanë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë, për t’ju gjendur pranë vëllezërve dhe motrave të tyre në Shqipëri që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndërkaq, stafi i kësaj Dhome, në Selinë e saj në Londër, ka filluar sensibilizimin e qytetareve dhe bizneseve britanike, si dhe te komunitetit shqiptar që jeton kudo në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë edhe ata kontributin e tyre.

Dhoma e Tregtise Shqipëri Britani e Madhe ka filluar të organizojë procesin e çeljes së llogarivebankare të dedikuara vetëm për mbështejen e të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore në Londër dhe në Tiranë.

 

 

Të fundit