Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Yzedin Hima
Duhet të ketë qenë e madhe kënaqësia sadiste e policëve me dhe pa shenja, me dhe pa grada, gjatë flakjes së artistëve dhe qytetarëve nga Teatri dhe sidomos gjatë prishjes së Teatrit. Ulërima e tyre kur iu sulën Teatrit, qe aq e madhe sa tmerroi gratë dhe vajzat e pranishme në mbrojtje të tij. Ajo ulërimë qe parakulmi i ‘orgazmës’ që kaloi qeveria në çastin e rënies, në çastin e prishjes së Teatrit. Ishte një kënaqësi sadiste, një çlirim i energjisë negative, e shpërthyer nga nënvetdija e kryeministrit Rama. Kjo energji e ndrydhur gjatë njëzet viteve, shpërtheu në mënyrë të dhunshme ndaj një institucioni artistik, Teatrit.
Bashkia e Athinës, 26 shekuj më parë, në epokën klasike ndërtoi një teatër me njëzetë mijë vende. Qytetarëve të varfër athinjotë u jepeshin si ndihma bileta teatri për të ndjekur shfaqjet e tragjikëve të mëdhenj si Eskili, Sofokliu, Euripidi. Dhe kjo ndodhte njëzetë e gjashtë shekuj më parë nga dita e prishjes së Teatrit në Tiranë dhe shtatëqind milje larg nga Tirana e sotme, në Athinë.
Bashkia e Tiranës krenohet me qeskat e mjera me ushqime që u shpërndan të varfërve të Tiranës në shekullin e njëzetë e një dhe me paturpësi këtë sandaka e promovon në media. Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e Shqipërisë krenohen se janë kujdesur që qytetarët e tyre të ekzistojnë biologjikisht për disa kohë, duke iu shpërndarë qeska të mjera me pakëz ushqime. “O turp ku e ke skuqjen!”- do të thërriste Shekspiri nga skena e rrënuar e Teatrit.
Nëse Bashkia e Athinës përkujdesej për lartësimin e mendjes dhe shpirtit të qytetarëve të saj , ne krenohemi se ua shtuam disa ditë ekzistencën biologjike qytetarëve tanë. As mund t’i ketë shkuar ndër mend kryetarit të paisë me bileta teatri të varfërit. Përkujdesja e qeveritarëve tanë është shumë larg, shumë më prapa se përkujdesja e bashkiakëve të Athinës në shekullin V para Krishtit. Ne kërkojmë te shkojmë në Europë, por rrënjët e Europës janëpikërisht të Athina e shekullit V, para Krshtit.
Të gjithë e dinë dhe e pranojnë se institucioni më demokratik në një qytet është teatri. Nuk ka dyshim se institucioni më demokratik në Tiranë ishte pikërisht Tetari Kombëtar. Cili institucion tjetër ka paturpësinë të matet me të në këtë aspekt?!
Rënimi i tij i dhunshëm është shenjë e qartë e rrënimit të demokracisë. Po ne kurrë nuk kemi qënë një vend demokratik, mund të thotë dikush. E drejtë. Atëherë mund ta korrigjojmë disi frazën: Rrëzimi i Teatrit është rrëzimi i perspektivës demokratike të këtij vendi.
Në çdo teatër të botës gjendet një qyngje e padukshme që lidh platenë me qyngjet e ujrave të zeza. Aty, gjatë dhe menjëherë pas çdo shfaqjeje teatrore, rrjedh zgjyra e ndotjes shpirtërore dhe zgjyra e ndotjes mendore të qytetarëve të pranishëm, pas katarsisit të shkaktuar nga arti. E natyrisht, gjatë viteve, gjatë shekujve ky proces nuk u ndal dhe bota u bë më pastër, bota u bë me e mirë, bota u bë më e bukur, bota u bë më e jetueshme. Aty u nyjëtua qytetërimi, Europa moderne.
Po ç’është gjithë kjo mëri për Teatrin? Nuk mund të them urrejtje, zemërim sepse kurrsesi nuk mund të kemi një zemërim që nuk shpërbëhet për një kohë kaq të gjatë. Kjo është mëri. Mëria për teatrin është mëri për demokracinë, që kultivohet në shpirtrat e sëmurë.
Alfred Lela e kujtoi në një shkrim rrahjen e Edi Ramës në vitin 1997. E kujtoj edhe unë. Në një takim me disa deputetë të shumicës së asaj kohe, ku merrnin pjesë shumë drejtues të institucioneve të qytetit të Beratit, jam ngritur dhe me ton të lartëi kam kërkuar një zyrtari të lartë të asaj kohe arsyen e rrahjes së një artisti, publicisti që quhet Edi Rama. Ai me durim shpjegoi se rrahja nuk ka qënë politike, por për shkaqe të tjera. Sërish e ngrita zërin duke i thënë se shteti, parlamenti mban përgjegjesi për dhunimin e një njeriu, aq më tepër të një publicist e artisti, pavarësisht bindjeve që ai ka. Pasoi një heshtje, ndoshta si reflektim, ndoshta si pakënaqësi që po mbrohej një mbrojtës i zjarrtë i opozitës së asaj kohe.
Këtë rast nuk e kujtova as kur partia e Edi Ramës erdhi në pushtet dhe më la pa punë, as kur sërish partia me Edi Ramën në krye erdhi sërish në pushtet dhe nuk denjoi të më besonte një klasë me nxënës për t’iu mësuar gjuhë shqipe e letërsi diku larg në hijen e Tomorit.
Kur pashë dhunën që ushtroi Edi Rama mbi qytetarin, humanistin, gazetarin Alfred Lela, u ndjeva shumë herë më “i rrahur” se në vitin e largët 1997, kur një grup alabakësh rrahën keqas Edi Ramën. Po nga u erdhi gjithë ajo urrejtje policëve me dhe pa shenja kundër Alfred Lelës? Alfred Lela është njeriu më paqësor, më i arsyeshëm, më tolerant që shfaqet në ekranet tona, në mediat tona.
Edhe gjesti i tij ditën e rënies së Teatrit, ishte gjest kristian, njerëzor, kalorsiak, fisnik, kur u afrua dhe deshi të hiqte nga duart e dhunës një krijesë të brishtë, një femër. Urrejtja për Teatrin, si uragon i verbër, përfshiu edhe Alfred Lelën. Dhuna mbi Alfred Lelën ishte vazhdim i dhunës që u ushtrua mbi Teatrin. Kjo urrejtje ka vetëm një burim, Edi Ramën. Arsyeja? Nuk besoj se Alfred Lela u rrah nga një artist nga dashuria për artin. E kundërta është e vërtetë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38