Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, ultimatumi i FSHF-së: Merrni masa, do ndërpresim kampionatin!
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas ngjarjes së ndodhur në përballjen Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti, pas një penalltie të dhënë për kurbinasit.
Shulku ka akuzuar Policinë e Shtetit për trajtim selektiv të klubeve gjatë sfidave të futbollit. “Pavarësisht takimeve dhe shqetësimeve të shumta që i kemi ngritur policisë, asgjë nuk është bërë. Pas çdo rasti kemi kërkuar marrjen e masave, por sërish asgjë. Kemi kërkuar ndërhyrjen e policisë pas ndeshjes së parë, ku luhej Skënderbeu dhe Partizani. Diçka e tillë ndodhi edhe javën e kaluar edhe ku u godit fotografi i Flamurtarit nga tifozët e Partizanit. Edhe media e ka kërkuar diçka të tillë, por asnjë reagim nga shteti. Kush do i mbrojë lekët e këtyre presidentëve? Nuk është marrë asnjë masë nga organet shtetërore. Në ndeshjen e fundit, u bë një “show” nga ana e policisë, por tifozët u futën në fushë, duke takuar lojtarët e tyre”, ka thënë mes të tjerash ai.
Ndërkohë, Shulku ka përsëritur edhe një herë ultimatumin e FSHF-së.
“Nëse nuk veprohet menjëherë, atëherë do të shohim mundësinë e ndërprerjes së kampionatit”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i FSHF.