Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Dhuna ndaj qytetarëve, Mediu thirrje opozitës: Të organizohen protesta të vazhdueshme para kryeministrisë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i bën thirrje opozitës së bashkuar që të vijojë protesta para kryeministrisë, pas ngjarjeve të djeshme me banorët e zonës së ‘Astirit’.
Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu thekson se dhuna dhe burgosja e qytetarëve duhet të marrë një përgjigje të fortë.
Reagimi i plotë i Mediut:
Dhuna ndaj qytetareve burgosja e tyre.
Sharrja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptareve, intimidimi i tyre
Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare
Ne keto kushte:
Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise.
Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare.
Jemi ne Kushtet Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.
Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, Pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli.
Skemi me kushtetut por vetem nje njeri qe ben si te doje
Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonomine
Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet.
Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet, por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, cdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin.