Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje, dy motra nga Tirana përplasen në polici

Dhuna në familje, dy motra nga Tirana përplasen në polici

Dy motra nga Tirana kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të shuar konfliktet mes tyre.

Ata pretendojnë dhe kanë kallëzuar njëra tjetrën për dhunë psikologjike. Në këto kushte, policia ka lëshuar dy urdhra mbrojtje ndaj njëra-tjetrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, pasi motra, L. B., vjeçe 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. B., vjeçe 56, pasi motra, A. H., vjeçe 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

 

Të fundit