Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Dhuna në protestat në Serbi, Vuçiç akuzon ndërkombëtarët: Veprimet tuaja me dy standarde
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se vendet perëndimore dhe ambasadorët e tyre po veprojnë me dy standarde.
Vuçiç u shpreh se hyrja e dhunshme e protestuesve brenda Televizionit Shtetëror të Serbisë është e ngjashme me veprimet e dhunshme të 27 Prillit në Maqedoninë e Veriut, ku situata precipitoi me dhunë e gjakosje të disa deputetëve dhe kryeministrit, Zoran Zaev.
“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiçit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament.
Në bazë të këtij parimi, ndoshta edhe ne mundemi të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviçit për shkak se e ka lejuar fashistin Obradoviç dhe Gjillasin të hyjnë brenda. Por, vlerësoj se Nebojsha ka menduar se ka punë me persona përgjegjës dhe se një gjë e tillë nuk do u bie në mend”, tha ai.