Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Dhuna në protestën e 13 prillit, Lleshaj: Policia reagoi me profesionalizëm dhe trimëri
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka komentuar dhunën e ushtruar dje në protestën e opozitës.
Lleshaj tha se në protestë pati shumë më pak pjesëmarrës se herët e tjera, gjë që është lajm pozitiv, por pati shumë më tepër dhunë dhë maska që e bën më të dëshpëruar përpjekjen e organizatorëve dhe më të rrezikshme.
Ministri u shpreh gjithashtu se policia e shtetit reagoi me profesionalizëm dhe trimëri, duke përballuar një dhunë të shumë të egër nga një grup i mirëorganizuar dhe i mirëpajisur.
Pjesë nga fjala e Lleshajt:
Mbrëmë Shqipëria për të nëntën herë përjetoi një protestë të dhunshme dhe të paligjshme. Pati shumë më pak pjesëmarrës gjë që është lajm pozitiv, por pati shumë më tepër dhunë dhë maska që e bën më të dëshpëruar përpjekjen e organizatorëve dhe më të rrezikshme.
Protesta u zhvendos në mënyrë tinëzarë para parlamentit ku nuk kishte polici. Nga organizatorët nuk ishte marrë asnjë masë për të garatuar që protesta të zhvillohej brenda kuadrit ligjor.
Ishin marrë masa për të angazhuar masa sulmi kundër forcave të rendit publik, u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese për dhunë, u përdor një arsenal i tërë lëndësh shpërthyese dhe më e keqja zhvendosi vëmendjen e policisë nga luftimi i krimit në përballimin e një proteste të paligjshme.
Policia e shtetit reagoi me profesionalizëm dhe trimëri. Përballoi një dhunë të shumë të egër nga një grup i mirëorganizuar dhe i mirëpajisur. Policia pësoi shumë, shumë policë u dëmtuan dhe 5 përfunduan në spital.
Nata, që ishte maska më e madhe, dhe kolona zanorë ishin elementë që ndihmuan dhunën në protestë. Së fundmi u përdor keq himni nga ata që nuk i dinë as fjalët për të inspiruar njërëz të verbër për t’i vënë kundër institucioneve.
Do të vazhdojë puna për dokumentimin e shkëljeve ligjore. Protesta po bëhet problem i rendit kushtetues të vendit.
Dua të shpreh solidaritetin me familjarët e policëve që u lënduan dje dhe iu bëj thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna. Ky grupim nuk po godet partinë në pushtet, madje po e përforcon, por po godet shtetin shqiptar.