Flash News

KRYESORE

Protesta e dhunshme për shembjen e Teatrit, Rama: Policia u soll si një polici europiane

Protesta e dhunshme për shembjen e Teatrit, Rama: Policia u soll si

Kryeministri Edi Rama në një intrervistë për News 24 ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e së dielës. Ndonëse protesta e 17 Majit u shoqërua me përplasje dhe dhunë, për kryeministrin është e padrejtë që policia të sulmohet për ushtrim dhune apo presioni, pasi sipas tij, "edhe në këtë rast është sjellë si një polici europiane."

"Nuk ka asgjë pa u ekzekutuar shumë mirë, të gjitha janë ekzekutuar shumë mirë sipas procedurave dhe fakti që godina u uzurpua për dy vjet e gjysmë nga një grup njerëzish artistë ose jo, kjo nuk bën ndonjë diferencë dhe jo nga i gjithë komuniteti teatror por nga një por nga një pjesëzës e vogël me figurantë të partive politike. Shteti nuk mund të mendojë se mos po provokohen uzurpatorët e godinës.

Pikërisht se kjo qeveri nuk e ka fytyrën e një regjimi, por e tepron në durimin në kërkim të gjuhës së arsyes dy vjet e gjysmë u bë ajo që nuk ndodh. Nuk e di nës në ndonjë vend të botës mund të tolerohet një gjë e tillë. Policia bëri veprimin që i takonte dhe është shumë e shëmtuar, është fyese për ata njerëz që janë në uniformën e policisë. Është tejet e padrejtë që policia të vendoset nën goditje për asnjë arsye në këtë botë, për dhunë, për presion, për nëpërkëmbje, arrestime, tortura ndërkohë që policia e shtetit edhe në këtë rast është sjellë si një polici europiane dhe nuk kam parë asnjë skenë dhe asnjë pamje, prove për të kundërtën.", tha Rama.

Të fundit