Flash News

KRYESORE

Dhuna në Pukë, ish-deputeti Mark Frroku përjashtohet përgjithmonë nga aktivitetet sportive

Dhuna në Pukë, ish-deputeti Mark Frroku përjashtohet

Ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me përjashtim nga çdo aktivite sportiv në Shqipëri pas dhunës së ushtruar në Pukë ndaj kundërshtarëve të tij, gjatë ndeshjes Tërbuni- Egnatia.

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e fundit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pukë, në sfidën mes Tërbunës dhe Egnatias, duke përjashtuar ekipin pukjan nga aktiviteti për dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve dhe drejtuesve mik.

Frroku mban një post zyrtar në ekipin e Tërbunit, i cili dikur ishte në pronësi të vëllait të tij Arben Frroku, kurse sot e ka nipi i tij Grand Frroku.

Gjithashtu KF Tërbuni është dënuar me rënie nga kategoria e parë në atë të dytën në mënyër të menjëhershme, mdërsa dy zyrtarë të tjerë janë dënuar për dhunën e shkaktuar.

Kujtojmë se Mark Frroku ka qenë deputet i Kuvendit derisa u dënua në 2017 me 7.5 vite burg po u lirua një vit më vonë në 2018. Arben Frroku, vëllai i tij nga ana tjetër u ‘fal’ nga drejtësia shqiptare fillimisht për vrasje teksa më pas u dënua në Holandë me 18 vite burg.

NJOFTIMI NGA FSHF

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
  2. Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  3. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  4. Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

Të fundit