Flash News

KRYESORE

Dhuna në stadiumin e Vlorës, pas FSHF-së reagon edhe Shoqata e Arbitrave

Dhuna në stadiumin e Vlorës, pas FSHF-së reagon edhe Shoqata e

Pas ngjarjes së pakëndshme në ndeshjen Flamurti-Vllaznia, ku u dhunuan arbitrat dhe zyrtarët e takimit, ka reaguar edhe Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë, e cila është shprehur se akte të tilla antisportive duhet të dënohen.

Gjithashtu në deklaratë është theksuar se kërkohet zbardhja e plotë e ngjarjes në Vlorë nga ana e autoriteteve përkatëse, për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë personat që ushtruan dhunë.

Reagimi i plotë:

Dhuna e ushtruar në stadiumin e Vlorës, në përfundim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, ku arbitri i ndeshjes dhe zyrtarët janë goditur nga persona pranë presidentit të klubit dhe nën shoqërinë e tij, për fat të keq regjistron një tjetër akt shumë të dënueshëm e antisportiv karshi arbitrave të futbollit.

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë e denoncon me forcë këtë ngjarje të shëmtuar dhe shumë të rëndë, e cila vjen pas një presioni në rritje, javë pas jave karshi arbitrave, në fushat e futbollit dhe jo vetëm.

Këto akte aspak civile dhe tepër të dënueshme kërkojnë ndëshkim jo vetëm nga drejtësia sportive. Asnjë gjë nuk mund të përligjë, kurrsesi, përdorimin e dhunës karshi arbitrave e kujtdo në një ambient sportiv. Presioni i vazhdueshëm psikologjik karshi arbitrave, këtë radhë në Vlorë degradoi në dhunë fizike dhe ky rast ekstrem kërkon ndëshkim maksimal për ideatorët dhe autorët e tyre.

Të fundit