Flash News

KRYESORE

Dhunë bashkëjetueses të vetëvritej dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së saj, në pranga 33 vjeçari

Dhunë bashkëjetueses të vetëvritej dhe ngacmim seksual ndaj

Policia e Vlorës arrestoi një 33 vjeçar i cili akuzohet se dhunoi bashkëjetuesen e tij për ta shtyrë atë drejt vetëvrasjes, e gjithashtu ngacmoi seksualisht vajzën e saj. Në pranga ra 33 vjeçari me inicialet N.D banues në Fier, i cili akuzohet për veprat penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Ngacmimit seksual”.

Policia u vu menjëherë në lëvizje pas sinjalizimit për dhunë ndaj bashkëshortes, e cila më pas tregoi të gjithë abuzimet. 33 vjeçari u shoqërua në qeli ndërsa policia e Vlorës njoftoi se Seksioni i Hetimit të Krimit i kaloi materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Të fundit