Flash News

KRYESORE

Dhunë mes dy ekipeve të Turqisë, trajneri goditet me sende të forta

Dhunë mes dy ekipeve të Turqisë, trajneri goditet me sende

Në  ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, përballja mes ekipit Fenerbahche dhe Besiktash, ka degraduar në akte dhune, ku ka mbetur i lënduar edhe trajneri i këtij të fundit.

Ndërkohë që po përpiqej të qetësonte futbollistin e ekipit të tij, i cili po konfliktohej me tifozët e skuadrës kundërshtare, trajneri i Besiktash, Senol Gunes është goditur në kokë me sende të forta.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 60-të, ndërkohë që rezultati ishte 0-0, dhe akoma nuk është bërë e ditur se kur do të rinisë.

Përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë shkaktuar konflikte e konfrontime edhe në të kaluarën.

https://youtu.be/To_1YZW9bZA

Të fundit