Flash News

KRYESORE

Dhunë ndaj gjyqtarit në Peqin, reagon Federata e Futbollit

Dhunë ndaj gjyqtarit në Peqin, reagon Federata e Futbollit

Sot në Peqin ndodhi një skandal i madh në futbollin shqiptar. Në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Dinamos, gjyqtari Sokol Bebja u dhunua nga disa tifozë, të cilët zbritën në fushë dhe e goditën disa herë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe e ka dënuar aktin e tifozëve ndaj këtij gjyqtari.

“Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit. FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambientet sportive”, shkruan organi më i lartë i futbollit shqiptar.

Të fundit