Flash News

KRYESORE

Dhunë në kampionatin portugez, tifozët e maskuar sulmojnë lojtarët e Sporting-ut

Dhunë në kampionatin portugez, tifozët e maskuar sulmojnë

Rreth 50 tifozë të Sportingut të Lisbonës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.

Agresioni ka ardhur si pasojë e humbjes 2-1 të Sportingut ndaj Maritimos, gjë që nuk i siguron dot ekipit portugez një vend për në ‘Champions’ dhe tifozët të maskuar për të mos u njohur, kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.

Të plagosur nga kjo përplasje kanë mbetur edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Bundesligën gjermane pati një akt të ngjashëm dhune.

Të fundit