Flash News

KRYESORE

Dhunë në rrugët e Nantës pas vrasjes së një të riu nga policia

Dhunë në rrugët e Nantës pas vrasjes së një

Një 22-vjeçar vdiq të martën në mbrëmje në Nantë, pasi u prek nga një plumb i policisë gjatë një kontrolli rrugor, një rast tragjik që ka shkaktuar dhunë urbane në disa lagje problematike.

Ngjarja u shënua rreth orës 20:30 gjatë një kontrolli të kryer ndaj një automjeti për shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas drejtorit të Departamentit të Policisë, Jean-Christophe Bertrand, drejtuesi i mjetit ka simuluar sikur po dilte nga makina por duke plagosur një zyrtar të policisë, i cili ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e gjunjve.

Një nga kolegët e tij ka hapur zjarr duke plagosur të riun, i cili për fat të keq vdiq rrugës për në spital.

Sipas burimeve policore, i riu kishte pësuar dëmtim në arterien karotide dhe ka ndërruar jetë në momentin e mbërritjes në spital.

‘’Një hetim për këtë rast ka nisur për të zbardhur shkaqet e përdorimit të armës nga ana e policit’’, u shpreh për median prokurori Pierre Sennes.

”Vdekja e të riut ka nxitur dhunë urbane në disa lagje të qytetit, ku të rinjtë ishin armatosur me koktejl molotov, duke u vënë zjarrin disa makinave dhe një qendre tregtare pjesërisht e shkatërruar nga flakët”, konstatoi media.

Të fundit