Flash News

KRYESORE

Dhunë nga policia në Katalonjë, mbi 844 persona të plagosur

Dhunë nga policia në Katalonjë, mbi 844 persona të plagosur

Ndonëse votimi u mbyll, dhuna ka lënë gjurmë të forta në Katalonjë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë mbi 844 qytetarë të cilët kanë mbetur të lënduar pas përleshjes me policinë.

Qeveria e Katalonjës dhunën e përdorur e ka quajtur “Turp të Evropës”, të pajustifikueshme dhe të papërgjegjshme.  Lideri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Korbyn i ka bërë thirrje kryeministres Theresa May të ndërhyjë për ndalimin e dhunës në Spanjë. Gjithashtu Bashkimi Europian e ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia spanjolle.

Dhuna e policisë spanjolle ndaj qytetarëve u ushtrua pasi uniformat blu tentuan të ndalonin votimet në referendum për pavarësisnë e rajonit.

Të fundit