Flash News

KRYESORE

Dhunohen 3 lojtarë të Skënderbeut, asnjë forcë policore e pranishme në stadium

Dhunohen 3 lojtarë të Skënderbeut, asnjë forcë policore

Rreth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhunuar 3 lojtarë të ekipit të Skënderbeut, ndërkohë që asnjë forcë policore nuk ka qenë e pranishme për të ruajtur mbarëvajtjen e ndeshjes.

Ngjarja ka ndodhur para fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti - Skënderbeu, brenda stadiumit ‘Redi Maloku’.

Lajmi është bërë i ditur nga ekipi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ku thuhet se lojtarët e dhunuar janë Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.

Klubi e ka konsideruar këtë ngjarje skandaloze, pasi asnjë forcë policie nuk ka qenë e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Reagimi i plotë:

Tre futbollistë të ekipit të Skënderbeut janë dhunuar nga një grup personash të paautorizuar brenda stadiumitSkandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti - Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brënda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Të fundit