Flash News

KRYESORE

Dhunohen me sende të forta punonjësit e HEC-it në Bulqizë, autorët ende të paidentifikuar

Dhunohen me sende të forta punonjësit e HEC-it në Bulqizë,

Ditën e sotme në HEC-in e Valikardhës janë dhunuar 5 punonjësit e saj me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar. Punonjësit ishin duke punuar në liqenin e Bardhë në Bulqizë ne momentin që janë sulmuar.

Pas ngjarjes, të dhunuarit janë dërguar në spital për kurimin e plagëve të marra që fatmirësisht nuk janë serioze për jetën e tyre.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Të fundit