Flash News

KRYESORE

Dhunohet deputeti demokrat, përfundon në spital pas goditjeve

Dhunohet deputeti demokrat, përfundon në spital pas goditjeve

Një incident ndodhi para takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me strukturat e PD, si pjesë e fushatës për kreun e partisë.

Në kohën kur anëtarët e PD po prisnin Bashën, deputeti aktual Bedri Hoxha është goditur. Hoxha është dërguar në spital për t’u mjekuar. 

Ende nuk dihen arsyet se përse është goditur, por Bedri Hoxha nuk ka bërë kallëzimin në polici për rastin, ndërsa Basha gjatë takimit ka kërkuar që të ulen gjakrat. Bedri Hoxha: Nuk kam asnjë koment për ngjarjen I kontaktuar nga Report Tv për incidentin, deputeti i PD nuk ka pranuar që të japë asnjë koment për ngjarjen dhe faktin që nuk ka bërë denoncim në polici për rastin. “Nuk kam asnjë koment për ngjarjen. Për informacion drejtojuni policisë” tha Hoxha.

Të fundit