Flash News

KRYESORE

Dhunohet djali i mitur në Fier, grabitësit i kërkojnë paratë e të atit

Dhunohet djali i mitur në Fier, grabitësit i kërkojnë

Një djalë 8- vjeçar, banues në fshatin Cakran të Fierit , është dhunuar dje nga disa persona të cilët kanë patur qëllim vjedhjen e banesës.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në shtëpi kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur.

Grabitësit kanë dhunuar djalin duke i kërkuar me ngulm të tregonte vendndodhjen e parave.

Nuk duhet nëse i mituri ka treguar diçka, as nëse grabitësit kanë mundur të marrin të holla nga banesa.

Më pas djali është dërguar në spital për mjekim nga Policia e Fierit. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për identifikimin e grabitësve.

Të fundit