Flash News

KRYESORE

Dhunohet fëmija autik në “fast food”

Një fëmijë autik është dhunuar nga disa persona në një pikë 'fast food'.  14-vjeçari u dërgua në spital pas sulmit të shtunën në mbrëmje në Manchester të Anglisë. Babai i djalit tha se i biri u sulmua nga 3-4 persona që e goditën me shkopinj dhe shufra hekuri.

Ai shpjegoi se 14-vjeçari kishte dalë shëtitje me qenin dhe ndaloi për të blerë një hamburger, ku dhe u sulmua nga disa persona të panjohur. Djali kishte shkuar vetë në shtëpi i mbuluar me gjak dhe me fraktura në trup.

I ati e dërgoi menjëherë në spital, ku adoleshenti bëri skaner të kokës dhe trupit. Për fat të mirë, nuk ka asgjë serioze që t’i rrezikojë jetën, por të gjithë dhëmbët i janë thyer.

Të fundit