Flash News

KRYESORE

Dhunohet rëndë blogeri 22-vjeçar në Rusi; kishte intervistuar edhe kryeopozitarin e Kremlinit, Alexei Navalny

Blogeri i shquar i opozitës në Rusi, Yegor Zhukov, është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj të diele nga dy persona të maskuar para shtëpisë së tij në Moskë. Menjëherë pas ngjarjes ai u dërgua për trajtim në spital, ndërkaq policia ka nisur një hetim penal për sulmin.

Përkrahësit e blogerit postuan një fotografi në rrjetet sociale me fytyrën e ënjtur dhe të gjakosur.

22-vjeçari rrëfeu përballë hetuesve se "dy persona të paidentifikuar e kishin sulmuar dhe plagosur atë në rrugën Rashchupkin, dhe më pas u larguan nga vendngjarja me skuter", shkruan agjensia e lajmeve Interfax, raporton BBC.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se policia po heton hetimin, duke shtuar: "Le të shpresojmë që ata që fajtorët do të identifikohen dhe ndëshkohen sipas ligjit".

Zhukov tani është gjithashtu një komentator politik në radio Ruse. Ai u arrestua në gushtin e kaluar gjatë protestave kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur dhe të opozitës nga zgjedhjet e këshillit të Moskës.

Arrestimi i Zhukov u bë për pjesëmarrje në protesta kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur nga zgjedhjet për Dumën në Moskë (Parlamenti). Ai ishte vendosur në arrest shtëpie dhe u akuzua për organizimin e "trazirave masive".

Ai u akuzua për nxitje të ekstremizmit përmes katër videove të publikuara në vitin 2017 që përmbanin imazhe të demonstratave antiqeveritare.

Në dhjetor të 2019,  Zhukov u dënua me 3-vjet burg me kusht për "nxitje të ekstremizmit".

Gjykata e Moskës po ashtu e kishte urdhëruar atë që të mbyllte kanalin e tij në YouTube për dy vjet (kanal në të cilin ai kishte video të intervistës me  Alexei Navalnyj, aktualisht i shtruar në gjendje kome në Berlin pasi dyshohet se është helmuar).

Më herët të Dielën, Zhukov tha në YouTube se ai ishte refuzuar për një kurs master në kinema në Shkollën e Lartë Ekonomike prestigjioze të Moskës, pasi fillimisht u pranua për të. Ai e lidhi atë refuzim me këtë aktivitet politik.

Veçmas, Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se ai ishte kundër lidhjes së sulmit me helmimin e dyshuar të kreut opozitar rus, Alexei Navalny,me blogerin hetues.// Burimi BBC// Përktheu dhe përshtati për Politiko.al, B.L.

[caption id="attachment_409920" align="alignleft" width="667"] Yegor Zhukov në protestat e opozitës në Rusi[/caption]

[caption id="attachment_409918" align="alignleft" width="558"] Yegor Zhukov i dhunuar nga dy persona të panjohur[/caption]

Të fundit