Flash News

KRYESORE

Dhunoi dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, në pranga 47-vjeçari

Dhunoi dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten, në pranga

Një 47-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi kishte dhunuar dhe më pas hedhur nga kati i dytë ish-bashkëshorten, është arrestuar.

Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. Rr. 47-vjeç, banues në Kurian të Roskovecit.

Po ashtu bëhet e ditur se shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Të fundit