Flash News

KRYESORE

Dhunoi fëmijët në kopësht, dënohet edukatorja Denida Rexhepi

Dhunoi fëmijët në kopësht, dënohet edukatorja Denida

Edukatorja Denida Rexhepi, e cila u filmua teksa ushtronte dhunë ndaj dy të miturve në kopshtin ku ajo punonte, është dënuar me 5 muaj dhe 20 ditë  burg nga Gjykata e Tiranës. 30 vjeçarja është shpallur fajtore për veprën penale “Keqtrajtim të të miturve”.

Rexhepi u arrestua në 4 qershor të këtij viti pasi prindërit e fëmijëve të dhunuar, J.B dhe M.L, kanë vërejtur te fëmijët e tyre shenja dhune duke u kallzuar në  se Denida Rexhepi ka ushtruar dhunë në datat 30 dhe 31 maj 2017 në kopshtin ku ajo punonte.

Në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihet qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Denida Rexhepi ka vendosur që ta ankimojë dënimin.

 

Të fundit