Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Dhunoi fëmijët në kopësht, dënohet edukatorja Denida Rexhepi
Edukatorja Denida Rexhepi, e cila u filmua teksa ushtronte dhunë ndaj dy të miturve në kopshtin ku ajo punonte, është dënuar me 5 muaj dhe 20 ditë burg nga Gjykata e Tiranës. 30 vjeçarja është shpallur fajtore për veprën penale “Keqtrajtim të të miturve”.
Rexhepi u arrestua në 4 qershor të këtij viti pasi prindërit e fëmijëve të dhunuar, J.B dhe M.L, kanë vërejtur te fëmijët e tyre shenja dhune duke u kallzuar në se Denida Rexhepi ka ushtruar dhunë në datat 30 dhe 31 maj 2017 në kopshtin ku ajo punonte.
Në pamjet filmike, sipas Prokurorisë, shihet qartë se ish-edukatorja ka keqtrajtuar fëmijët e mitur, duke i goditur ata dhe duke i fyer. Këto prova kanë mjaftuar për Gjykatën e Tiranës, e cila më datë 1 nëntor të këtij viti ka dënuar Rexhepin me 5 muaj burgim. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Denida Rexhepi ka vendosur që ta ankimojë dënimin.