Flash News

KRYESORE

Dhunoi gruan dhe katër policët, arrestohet shqiptari në Itali

Dhunoi gruan dhe katër policët, arrestohet shqiptari në Itali

Një 59-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi dhunoi bashkëshorten si dhe qëlloi katër policët të cilët ndërhynë për shuarjen e sherrit. Katër agjentë përfunduan në dhomën e urgjencës me prognozë 7 deri 9 ditore.

"Il Giorno" shkruan se 59 vjeçari i njohur për policinë, por rrihet gruan në qendër të qytetit Lodi, kur menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e rendit.

Gruaja u dërgua më vonë në spital ku mjekët i dhanë 20 ditë prognozë.

Shqiptari u arrestua më pas për keqtrajtim në familje, lëndime të rënda dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe tani është në burg në Lodi duke pritur masën e paraburgimit nga ana e gjykatës.

Të fundit