Flash News

KRYESORE

Dhunoi “live” në studio deputetin e NISMA-s, lirohet Frashër Krasniqi

Dhunoi “live” në studio deputetin e NISMA-s, lirohet

Deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi është liruar nga Gjykata edhe pse Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit për të pasi sulmoi fizikisht deputetin e NISMA-s Milaim Zeka "live" në një emision televiziv.

Avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se Krasniqit i është caktuar masa e ndalimit të afrimit fizik Milaim Zekës në Kuvend në distancë prej 5 metrash dhe jashtë Kuvendit në një distancë prej 100 metrash.

“LIROHET DEPUTETI I Levizjes VETËVENDOSJE FRASHER KRASNIQI. Sot gjykata Themelore ne Prishtine ne seancen gjyqesore nuk ka pranuar kerkesen e Prokurorit per caktimin e mases se paraburgimit per deputetin e levizjes Vetevendosje. Atij i eshte caktuar masa e ndalimit te ofrimit fizik te z. Milaim Zeka ne Kuvend ne distanc prej 5 m dhe jasht Kuvendit ne distanc prej 100 m. Frasheri eshte liruar nga masa e arrestit te caktuar dy dite me pare.Prokurori i qeshtjes ka nxjerr vendim per zhvillimin e hetimeve per Frasher Krasniqi per lendim te lehte trupor shkaktuar ne incidenti ne debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka , por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim per zhvillim te hetimeve kunder z. Milaim Zeka per veper penale te Kanosjes ndaj Deputetit te Levizjes VV Frasher Krasniqi , kanosjen ndaj Frasherit sipas prokurorit e ka kryer z. Zeka ne po te njejtin emision, keshtu qe te dy deputetet jan ne hetime per incidentin ku edhe njeri edhe tjetri jan edhe te dyshuar edhe te demtuar ne raport me njeri tjetrin”, është shprehur avokati Gashi në facebook.

 

 

 

Të fundit