Flash News

KRYESORE

Dhunoi mjekun e transferuar nga Tirana, arrestohet 43-vjeçari në Dibër

Dhunoi mjekun e transferuar nga Tirana, arrestohet 43-vjeçari në

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.L,  43 vjeç.

Policia njofton se 43-vjeçari u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj mjekut në Spitalit Rajonal Dibër, i cili ishte transferuar nga Tirana.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi: A.L,  43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër,  pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin  në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M. 

Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit