Flash News

KRYESORE

Dhunoi me mjete të forta gazetarin në Tiranë, arrestohet autori. Policia jep detaje

Dhunoi me mjete të forta gazetarin në Tiranë, arrestohet autori.

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se është një prej autorëve që goditi me sende të forta gazetarin Elvi Fundo.

Sipas policisë në prnga ka rënë shtetasi:

-Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë

Ngjarja ndodhi më 08.03.2017, ku pas goditjeve me sende të forta nga disa persona, gazetari Fundo përfundoi në spital me plagë të rënda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

 

Të fundit