Flash News

KRYESORE

Dhunoi protestuesit, Macron shkarkon truprojën e tij  

Dhunoi protestuesit, Macron shkarkon truprojën e tij  

Një video ku shfaqet ish-truproja e presidentit francez Emmanuel Macron duke dhunuar protestuesit bëri xhiron e mediave.

Presidenti francez Emmanuel Macron urdhëroi ristrukturim të stafit. I gjendur nën presion, Macron mblodhi ministrat për të diskutuar për disa çështje.

Alexandre Benalla është filmuar duke dhunuar një grua dhe duke rrahur një tjetër person në Ditën e 1 Majit në Paris.

Ai është akuzuar për dhunë në grup dhe për përdorimin e simboleve të policisë. Benalla u shkarkua këtë të premte.  Një zyrtar u shpreh se Macron e konsideron incidentin si "të papranueshëm" dhe premtoi se do përballej me drejtësinë.

Presidenca franceze është akuzuar se ka qenë i vetëdijshëm për incidentin prej kohëësh dhe se është përpjekur ta fshehë ngjarjen.

Linku origjinal këtu 

Të fundit