Flash News

KRYESORE

Dhunoi punonjësin e ujësjellësit, procedohet penalisht 24 vjeçari në Elbasan

Dhunoi punonjësin e ujësjellësit, procedohet penalisht 24

Një 24 vjeçar po procedohet penalisht në gjendje të lirë pasi për shkak të detyrës ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit të ujësjellësit.

Mësohet se 24 vjeçari D.K, banues në fshatin Paper të Elbasanit dyshohet se në 30.01.2018 ka qëlluar punonjësin e ujësjellësit B.K 59 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve  në Prokurori për proçedim  penal në gjendje të  lirë ndaj shtetasit  D.K., 24 vjeç banues  në fshatin Papër.

Proçedimi ndaj tij, filloi  pasi më datë 30.01.2018 në rrugë,  në fshatin Papër për shkak të detyrës dyshohet te ketë goditur punonjësin e ujësjellësit, shtetasin B.K., 59 vjeç banues në fshatin Papër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”  parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Të fundit