Flash News

KRYESORE

Dhunon dhe mbyll në garazh një person, arrestohet 23-vjeçari

Dhunon dhe mbyll në garazh një person, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në parngat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka mbyllur në garazh para 4 vitesh një person.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Thomas Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Ballsh.

Mësohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 09.05.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2013 Çela në bashkëpunim me A.H, i cili është shpallur në kërkim nga ana policia, kanë rrahur për motive të dobëta H.Sh dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit.

 

Të fundit